Është mbyllur me rezultatin 2-1 pjesa e parë mes Hellas Veronës dhe Cagliarit. Një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra vendase që gjen dy herë rrugë me Di Carmine që shënon me kokë në minutën 14-të.
12 minuta më vonë sërish Di Carmine shënon një supergol nga distanca dhe mposht porterin. Në minutën e 35-të Borini ndëshkohet me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarin, ndërsa Cagliari ngushton diferencat në minutën e 43-të.