Maliqi fitoi dje 4-1 me Albpetrolin. Skuadra maliqare kryeson renditjen e grupit B në Kategorinë e Dytë, teksa sezoni i rregullt në këtë ligë përfundon pas dy ndeshjeve. Me një pikë më shumë se Butrinti ndjekës, Maliqi është në hapat e duhur për t’u ngjitur në të Parën.
Pas ndeshjes së djeshme fituar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, Maliqi ka festuar në dhomat e zhveshjes. Lojtarët e drejtuar nga Egli Malësija kanë gjithë të drejtën të shpresojnë për arritjen e objektivit, vetëm dy ndeshje nga fundi I sezonit.