Partizani 1 – 1 Tirana (Melo 76′, Muci 93′)
NDESHJA/ Është mbyllur 1-1 ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës, zhvilluar në 20:45 në Air Albania. Të kuqtë kanë shënuar të parët me Melon ë të 76 minutë, ndërsa vetëm në sekondat e fundit Ernest Muçi ka shpëtuar fytyrën e bardhebluve, duke mbajtur të tijtë te rezultatet positive, duke mos lejuar që ndjekësit të afrohen më shumë.
Ndeshja ka qenë e fortë në mesfushë dhe me raste të shumta, ndërsa Partizani kishte një ekip të cunguar edhe prej lojtarëve të karantinuar pas testimit pozitiv me Covid-19. Tirana merr një pikë me vlerë dhe pret nesër rezultatin e rivalëve të Kukësit. Partizani zhvilloi për 90 minuta një ndeshje karakteri.
Kategoria Superiore – Java 33 – 20:45
Stadiumi: Air Albania
Arbitër: Eldorjan Hamiti
Formacionet zyrtare:
Partizani: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Telushi, Trashi, Melo, Broja, Brown, Solomon (Cara 55′), Bardhi Trajner: Adolfo Sormani
Tirana: Lika, Doka, Muca, Vangjeli, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Torassa, Cobbinah, Cale, Ngoo Trajner: Emmanuel Egbo
Komenti minutë pas minute:
90’+5 Mbyllet 1-1 ndeshja derbi
90+3′ GOOL! Muci barazon në shtesë
90′ Katër minuta shtesë
89′ Tirana mësyn përpara për të rigjetur golin e barazimit
86′ Ngo i vetëm në sulm, nuk ia del
83′ Bardhi i vetëm përball Likës, mbyll Doka. E pabesueshme c’humbet Bardhi
82′ Partizani provon me Bardhin, ndal Lika
79′ Ngoo shpërdoron një rast të mirë
76′ GOOL! Cordeiro shtang Tiranën, Partizani kalon në avantazh
72′ Tirana provon me Cobbinah, faull në zonën e Partizanit
70′ Karton i verdhë për Telushin dhe Torassën pas një sheri në mesfushë
69′ Aksion i bukur nga Tirana, Torassa teston Hoxhën. Pret gardiani i kuq
66′ Tirana merr frenat e lojës këto minuta, bardheblutë zhvendosen në gjysmëfushën e Partizanit
59′ Ngoo dhe Hoxha në një dyluftim. Rrëzimi i Ngoo cil♪sohet si stimulim nga Hamiti
57′ Cara godet nga jashtë zone, topi përfundon në tribunë
55′ Solomon i dëmtuar i lë vendion Carës te Partizani
53′ E pabesueshme ç’humbet Hoxhallari nga brenda zonës
52′ Doka i bën një dhuratë Brown, Lika nxjerr nga halli Tiranën
48′ Solomon tenton nga jashtë zone për të surprizuar Likën, portieri i Tiranës pret në pozicion
46; Nis pjesa e dytë
45+2′ Përfundon 0-0 pjesa e parë
45′ Dy minuta shtesë
42′ Ngoo gjen topin në ajër, Hoxha e shoqëron jashtë me sy
40′ Cale faull ndaj Cordeiro, goditje dënimi për Partizanin
38′ Grintë dhe nerva në mesfushë, Ngoo ndërhyn ashpër ndaj Telushit. Vlonjati kapet me Bathën, kaos në pankina dhe te tifozët. Sharje banale në tribuna
36′ Tirana merr topin për disa minuta, kundërpërgjigjet Partizani
30′ Lojë e fortë në mesfushë, Hamiti akordon disa faulla
26′ Bardhi pranë golit për vendasit. Partizani rrezikon tre herë brenda pak minutave nga këndi
23′ Përplasje e frikshme mes Cobbinah dhe dy lojtarëve të Partizanit, loja ndërpritet. Pa rrezik pas ndërhyrjes së mjekëve
22′ Ndërhyrje e gabuar e Brojës, faull për Tiranën
18′ Top i gjatë për Cobbinah, lojtari i Tiranës nuk e mbërrin dot. Rivënie fundore për Hoxhën
15′ Olsi Rama dhe Genc Tomori drejtojnë Partizanin nga stoli, minuta të ashpra në ndërhyrjet e mesfushës
12′ Idi Batha shfrenon fantazinë, topi përfundon në duart e Hoxhës
11′ Torassa drejt fundore, topi i krosuar në zonë pritet me lehtësi nga Hoxha
9′ Hoxhallari ndërhyn rëndë ndaj Brojës, faull pranë zonës për Partizanin. Pret Lika
5′ Lojë e fortë në mesfushë. Faull për Partizanin, Cobbinah ndërhyn ndaj Bardhit
2′ Solomon godet nga jashtë zone, topi devijohet. Goditje anësore për Partizanin
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Tirana