Egjipti kalon në çerekfinalet e Kupës së Afrikës pas 120 minutave lojë (0-0) dhe ruletës së penalltive. Sfida ndaj Bregut të Fildishtë ka qenë e luftuar, teksa janë dashur goditjet e 10 penalltive për të mësuar skuadrën që kalon më tej.
Ndeshja e zhvilluar në Japoma Stadium në Douala të Kamerunit është shoqëruar nga një atmosferë e zjarrtë nga tifozët. Në minutën e 31, Bregu i Fildishtë mbeti pas Kessie, i larguar nga loja pas dëmtimit muskular.
Gabimi i Eric Baily nga 11 metra, ka sjellë kualifikimin e Egjiptit, me Salah që shënoi penalltinë finale.