Skuadra e Zenit Kazan mori një fitore të rëndësishme, triumf që mund ta çojë në finalen e Champions League, pasi mposhti italianët e Perugias. Një sfidë që duhet vendosur në vitrinë, për t’i shërbyer volejbollit për brezat e ardhshëm.
Në Itali, nën praninë e 12 mijë tifozëve, rusët arritën që të fitojnë 3-2 me sete(22-25, 26-24, 25-27, 25-20, 13-15) duke marrë në këtë mënyrë një avantazh të madh për takimin e kthimit në Rusi.
Francezi N’Gabe i Zenit, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes mse 22 pikë të shënuar dhe me mbrojtjen më të mirë të vitit në setin e fundit. Javën e ardhshme, italianët do të udhëtojnë në Rusi, teksa do të tentojnë të marrin një fitore nëse duan të kualifikohen në finale. Megjithatë le të presim, për të mësuar përfundimisht ekipin finalist.