Italiani mohoi spekulimet se kiliani Arturo Vidal mund të transferohet në “Old Trafford”, por la derën hapur për një tjetër lojtar i cili mund të kalojë tek “Djajtë e Kuq”. Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti thotë se nuk ka absolutisht asnjë shpresë që Arturo Vidal të nënshkruajë me Manchester United këtë verë.
Në një intervistë mediat sportive vendase, italiani ka sqaruar: “Për Vidalin, nuk ka asnjë mënyrë. Ai është lojtari ynë dhe ne kemi shumë besim te ai.E di se ka thashetheme dhe jemi mësuar me to. Ai do të qëndrojë me ne 100 për qind, jam i bindur për këtë”, ka thënë në fund Ancelotti për “Goal.com”.