Pas Kombëtares, në fundjavë do të rikthehet sërish Superliga. Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur planin për javën e 26-të të Superiores.
Vetëm kryesfida mes Kukësit dhe Partizanit është caktuar të luhet të premten në orën 18:00. Ndërsa tre ndeshjet e tjera do të luhen një ditë më pas në orën 14:00 dhe 17:00.
Më poshtë njihuni me axhendën zyrtare të kësaj jave, ndërsa kujtojmë që Flamurtari është pushim këtë javë pasi ka fituar në tavolinë 3-0 kundër Kamzës, pas përjashtimit të ekipit kryeqytetas nga Superliga.