Besmir Shabani është larguar nga pankina e Orikut. Ka zgjatur vetëm dy javë aventura e trajnerit të njohur në krye të skuadrës vlonjate.
Vetë ai ka dhënë dorëheqjen për arsye personale dhe diçka të tillë e ka bërë me dije në rrjetet sociale. Dy barazime, përkatësisht ndaj Besëlidhjes dhe Burrelit arriti Shabani duke drejtuar skuadrën e Orikut.
“Nuk do të jem më pjesë e Orikut. Kam dhënë dorëheqjen për arsye personale. Falënderoj djemtë për atë kohë që punuam bashkë. Ata dhanë maksimumin në këto dy ndeshje mjaft të vështira që i përgatitëm së bashku. Gjithashtu edhe administratorin Gëzim Çapo për besimin e dhënë, si dhe drejtorin Albert Haxhija që ishte pranë meje dhe ekipit në çdo kohë.
I uroj shumë suksese Orikut. Mirënjohje dhe vlerësim maksimal për ata që besuan tek unë”, ka thënë ai.