Ludovic Giuly, ish futbollist i Barcelonës ka folur për Leo Messin. Giuly ka deklaruar që “pleshti” kur kishte qenë 16 vjeç kishte bërë spektakël shokëve të skuadrës. Ai tha se të gjithë e godisnin për ta ndalur, por ai asnjëherë nuk thoshte asgjë.
“Messi ishte vetëm 16 vjeç, por ai na shkatërroi të gjithëve në një stërvitje. Shokët e skuadrës e godisnin të gjithë gjatë fushës për të ndalur atë, por ai kurrë nuk thoshte asgjë. Thjesht ngrihej dhe vazhdonte të luante”, tha Giuly për “Sport”.
“Cdo lëvizje e tij ishte e rrezikshme. Ishte e jashtëzakonshme. Ai mund të driblonte deri në katër lojtarë dhe me pas të shënonte”, përfundoi ish lojtari i Barcelonës.