Në rast se nuk arrin të transferojë Paul Pogba, Real Madrid ka gati dhe planin “B”. Lojtari që pëlqehet shumë nga madrilenët dhe sigurisht Zidane është Donny van de Beek. Holandezi i surprizoi të gjithë me paraqitjet e tij me Ajaxi-n ku arriti deri në gjysëmfinale të Champions League duke eleminuar ekipe si kampionët në fuqi të ketij kompeticioni dhe Juventus.
Talenti është një nga ato lojtarë për të cilët kanë nevojë spanjollët për të fillaur një cikël të ri. 22-vjeçari shënoi 17 gola dhe 13 asiste në sezonin që lamë pas, jo pak nëse konsiderojmë që është një mesfushor. Duhet theksuar se zgjedhja e parë mbetet francezi i Manchester United por dhe futbollisti i kombëtares holandeze do të ishtë një alternativë më shumë se e vlefshme.