Rei Manaj do të kalojë te skuadra e Barcelonës B për shifrën e 3 milionë eurove. Megjithatë ende s’është bërë zyrtare nga ana e klubit katalanas për sulmuesin shqiptar. Priten vizitat mjekësore, por një gjë e tillë ende s’ka ndodhur.
Mediat spanjolle shkruajnë se lushnjari ka probleme me veshin dhe nuk i lejohet të udhëtojë me avion. “Sport” shkruante: “Sulmuesi ka një problem me veshin dhe nuk këshillohet që udhëtoje me avion drejt Katalonjës. Duhet të presë deri sa të shërohet. Presioni dhe trysnia e avionit mund ta përkeqësojnë”.
Madje bëhet me dije se për këtë arsye, Manaj nuk është stërvitur as me skuadrën e Albacetes.