Një takim special, një tavolinë e përbashkët dhe shumë personazhe bardheblu që kanë rigjetur sërish atmosferën e ngrohtë. Bëhet fjalë për basketbollistet e Tiranës, 17 nëntori quhej para viteve 90’.
“Pas shumë vitesh, basketbollistet e 17 Nëntorit dhe trajneri Kujtim Kasmi ritakohen e çmallen me kujtimet dhe nostalgjinë e viteve të bukura të sportit. Respekte për të gjitha vajzat që veshën uniformën bardhë e blu. Respekt dhe falenderim i pakufi për sportdashësit e mrekullueshëm në Tiranë e në mbarë Shqipërinë. Nostalgji e pamatë për ekipin legjendë të basketbollit shqiptar.
Na kishte munguar prej vitesh ky takim! (Trajneri Kasmi, Klodi Dibra, Diana Shoshkiç, Nora Goxhi, Vali Myrto, Edera Alibegaj, Mirza Alibegaj, Tedi Shoshkiç). Mungojnë të tjerat, por të gjitha i kemi në zemër e mendje dhe i përshëndesim shumë ngrohtësisht.