Marko Verrati është pranë largimit nga PSG, me mesfushorin që duket se nuk po arrin të përshtatet dhe aq mirë me skemat e trajnerit gjerman Tomas Tukel.
Lajmi është bërë i ditur nga Tuttomercato sipas të cilit largimi mund të ndodh që në merkaton e janarit, dhe destinacioni më i mundshëm i lojtarit pritet të jetë Italia. Ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare nga ndonjë klub i Serisë A, mëgjithëse në të shkuarën ka pasur interesim nga Milan dhe Juventus për 25-vjeçarin.