Skuadra e Veronës humbi me Milanin 0-1, pas një goli me 11-metërsh nga Piatek. Ekipi i Veronës vuajti daljen me të kuq të lojtarit të tyre, por megjithatë në mbrojtje u treguan të pakalueshëm. Pas përfundimit të ndeshjes Kumbulla u vlerësua nga analistët sportive, i cili mori dhe notën 7, më të lartë nga ekipi i vet.
“Ndal Piatek dhe nuk e lë polakun të bëjë më të mirën. Për një lojtar të lindur në vitin 2000, sigurisht nuk është gjë e pakët”, shkruan Tuttomercato.ëeb për futbollistin tonë.