Medon Berisha ka bërë zgjedhjen e tij. Mesfushori ka zjgedhur të luajë për Kombëtaren Shqiptare duke lënë atë të Kosovës U-21. Berisha do të jetë pjesë e Shpresave U-21 nën drejtimin e Alban Bushit për të shpresuar për një ftesë nga ekipi A në të ardhmen.
Mesfushori 18 vjeçar ka karakteristika ofensive dhe është pjesë e moshave të Lecce në Serie A ku është thërritur edhe në ekipin e parë këtë sezon. Berisha është ndër lojtarët kryesorë të Lecce U-19 dhe ditën e djeshme shënoi në fitoren 2-0 përballë Interit duke e dërguar ekipin e tij në vendin e 3 në kampionat.
Kalimin e Berishës te Shqipëria e bën të ditur edhe vetë klubi i Lecce në rrjete sociale:
View this post on Instagram