PSG ka fituar Cuope de Ligue në finalen e luajtur ndaj Lyon, në ”Stade de France”. Koha e rregullt dhe shtesat janë mbyllur me shifrat e bardha, teksa gjithçka është vendosur pas goditjeve të penalltive. 6-5 ishte rezultati pas goditjes së ”ruletës”.
Kështu, ky është trofeu i tre-të sezonal për parisienët, pas triumfit në Kupë dhe kampionat. Tanimë, fokusi është në Champions League, ku rival është Atalanta.