Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur mos të zhvillohet kjo javë e këtij edicioni futbollistik. Shoqata e Arbitrave ka bojkotuar kampionatin pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti. Deri në rikthimin e policisë në stadiume është vendosur mos të luhet asnjë takim i Superiores.
Kësisoj, me këtë njoftim janë prishur edhe planet e Partizanit. Klubi i kuq njoftonte dje përmes një lajmërimi për mediat konferencën e zakonshme që do të mbahej para ndeshjes me Teutën.
Ndërkohë, pak orë më vonë u bë me dije që ajo konferencë ishte anuluar duke mos shpjeguar shkakun. Në këtë mënyrë, trajneri Skënder Gega u detyrua të ndryshonte planet e tij, pasi sot do të dilte para medieve për të folur për këtë sfidë tejet delikate.