Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

ZYRTARE/ Një tjetër skuadër në Kategorinë e Tretë, klubi i Kategorisë së Parë njofton krijimin e ekipit B

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Një tjetër skuadër në Kategorinë e Tretë,
Kategoria e Tretë

Kategoria e Tretë duket se do të ketë shumë ekipe të reja në renditjen e saj. Pas krijimit të Kukësi B stafeta tani i kalon ekipit të Sopotit. Me anë të një postimi në faqen zyrtare ekipi nga Librazhdi ka bërë me dije krijimin e skuadrës B.

Sopoti B do të drejtohet nga Jordi Koxha dhe Fabio Hasa, të cilëve klubi u beson drejtimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Me krijimin e ekipeve të reja, Kategoria e Tretë pritet të ketë më shumë rivalitet dhe lojtarë më cilsorë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Klubi i Futbollit SOPOTI njofton zyrtarisht krijimin e skuadrës së dytë, SOPOTI B, e cila do të militojë në Kategorinë e Tretë të Kampionatit Shqiptar të Futbollit.

Krijimi i Sopoti B është një projekt i rëndësishëm i klubit, i cili synon zhvillimin dhe promovimin e talenteve të reja, duke krijuar një bazë të fortë për të ardhmen e ekipit të parë.

Kjo skuadër do të shërbejë si një mundësi e rëndësishme për futbollistët e rinj që të fitojnë eksperiencë dhe, nëpërmjet punës dhe paraqitjeve të tyre, të afrohen gradualisht me ekipin e parë të KF SOPOTI.

Sopoti B do të drejtohet nga Jordi Koxha dhe Fabio Hasa, të cilëve klubi u beson drejtimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Një investim për të rinjtë.
Një investim për të ardhmen e SOPOTIT.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Sopoti (@kfsopoti1948)

 

Poll

Lexo gjithashtu