Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Vora në kulmin e përgatitjeve për sezonin e ri, zbret sonte në fushë përballë ekipit që ra nga Superliga

Shkruar nga NEWSPORT
Vora në kulmin e përgatitjeve për sezonin e ri, zbret sonte
Vora

Prej orës 17:00 të ditës së sotme, Vora do të zbresë në fushë për të zhvilluar duelin e radhës miqësor përballë FC Ferizajt, në kuadër të përgatitjeve që po mbahen në Bansko të Bullgarisë, për sezonin e ri të Superiores.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Arjan Bellai është duke marrë formën që duhet, duke u plotësuar në çdo repart, ndaj dhe këto “teste”, përfshi ato të fundit, janë duke i shërbyer maksimalisht teknikut gjirokastrit që të njihet akoma dhe më shumë me lojtarët dhe t’u marrë më të mirën kur të nisë kampionati.

Kujtojmë se Vora ka qenë një prej klubeve më aktive në merkato, duke spikatur me një sërë afrimesh që kanë rritur standardin dhe cilësitë për një edicion tejet konkurrues. Në anën tjetër, Ferizaj e nis nga Liga e Parë e Kosovës, pasi ra nga Superliga në sezonin që lamë pas, në vendin e 9-të me 36 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu