Klubi i Vllaznisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shkodran, Ismet Hoxha. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të madh për qytetin e tij në këtë sport kaq popullor, siç është futbolli.
“KF Vllaznia shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta, në moshën 78-vjeçare, të Ismet Hoxhës, i cili ka dhënë një kontribut të madh për fanellën, fillimisht si futbollist, më pas si trajner i suksesshëm me ekipet e moshave dhe, po ashtu, edhe si drejtues klubi.
Përveç karrierës me Vllazninë, ka luajtur me sukses edhe për Partizanin, Luftëtarin dhe Kombëtaren shqiptare, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë të vendit në vitet '60-'70.
Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen ditën e premte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në hollin e stadiumit ‘Loro Boriçi’.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt, Ismet Hoxha!”, thuhet në postimin e klubit të Vllaznisë.
View this post on Instagram






