Olsi Rama
Drejtori i klubit të Partizanit, Olsi Rama po bën “bujë” me ndikimin e tij në merkaton e futbollit gjatë kësaj vere si Adeyemi, Gjimshiti e tashmë Rodrigo Mora te Roma (vlen 38 milionë euro sipas “Transfermarkt”), duke marrë profilin e qartë si menaxher lojtarësh.
“Rodrigo Mora në ‘Olimpico’ të Romës. Një tjetër lëvizje e shkëlqyer para përfundimit të sezonit të transferimeve, ylli portugez në ngritje, Rodrigo Mora, do të luajë për AS Roma, nën drejtimin e zotit Gasperini.
Faleminderit Jorge dhe Altin. Paç fat Rodrigo”, postimi i Olsi Ramës në rrjetet sociale. Drejtori i Partizanit, shfaqet përkrah Jorge Mendes, agjenti i lojtarit në fjalë, sikurse i Cristiano Ronaldos.
View this post on Instagram
Poll






