Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Mbahen homazhet për Agim Bubeqin, mes të pranishmëve edhe presidenti i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi bashkë me Vasil Ruçin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mbahen homazhet për Agim Bubeqin, mes të pranishmëve edhe
I ndjeri Agim Bubeqi, presidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi dhe Vasil Ruçi

Në këto momente, janë duke u mbajtur homazhet në nderim të Agim Bubeqit, i cili u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare.

Në “Lumea Funeral Home”, janë të pranishëm familjarë, miq, bashkëpunëtor dhe figura të njohura të futbollit, të cilët janë mbledhur për të shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Bubeqi për këtë humbje të rëndë.

Të pranishëm në ngushëllim, kanë qenë gjithashtu prezent dhe  presidenti i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi si dhe ish-sulmuesi i vlonjatëve, Vasil Ruçi. Krahas tyre, figurojnë edhe ish futbollistë të njohur dhe bashkëlojtarë që kanë ndarë të njëjtin rrugëtim me të ndjerin.

Kujtojmë se Bubeqi u gjet pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në banesën e tij. Siç tregojnë fqinjët, ai ishte shkëputur plotësisht nga aktiviteti i përditshëm, ndërsa vuante nga problemet shëndetësore.

Video Credits: 6plus1vlora 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu