Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Universiteti i Sporteve mesazh lamtumire për ikjen e profesorit Albert Karriqi

Shkruar nga NEWSPORT
Universiteti i Sporteve mesazh lamtumire për ikjen e profesorit Albert
Albert Karriqi, atleti kampion i Tiranës

Universiteti i Sporteve në Tiranë ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e papritur nga jeta të Prof. Dr. Albert Karriqit, pedagogut dhe kërkuesit shkencor, i cili për shumë vite i kushtoi veprimtarinë e tij profesionale sportit, shkencës dhe edukimit të brezave të rinj.

Prof. Dr. Albert Karriqi e nisi rrugëtimin e tij profesional në atletikë, fillimisht si sportist dhe më pas si mësues e trajner.

Gjatë karrierës së tij, ai kontribuoi si pedagog e kërkues shkencor pranë Institutit të Kërkimit të Sportit në Universitetin e Sporteve të Tiranës, drejtues departamenti e më pas drejtor i Qendrës së Kërkimeve Shkencore të Sportit, duke dhënë kontribut të veçantë në fushën e Teorisë dhe Metodologjisë së Stërvitjes Sportive dhe Filozofisë së Sportit.

Veprimtaria e tij akademike dhe shkencore dëshmohet edhe përmes një krijimtarie të pasur: 4 libra profesionalë, 4 monografi dhe 54 artikuj shkencorë të botuar brenda dhe jashtë vendit.

Poll

Lexo gjithashtu