Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U vra në “lule të rinisë” nga shoku i fëmijërisë pas sherrit në Korçë, REAGON klubi i Skënderbeut për Joan Zukon (POSTIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
U vra në “lule të rinisë” nga shoku i
Joan Zuko dhe klubi i Skënderbeut

Vrasja e Joan Zukos mbrëmjen e së dielës tronditi të gjithë komunitetin në Korçë. I riu u qëllua për vdekje me armë zjarri nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo që u arrestua menjëherë nga policia pas 4 orësh në arrati.

Në lidhje me këtë ngjarje tejet të rëndë, ka mbajtur një reagim nga klubi i Skënderbeut, që përmes një postimi në rrjetet sociale, shpreh ngushëllimet për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të Zukos.

“Joani ishte pjesë e familjes sonë, fillimisht si futbollist i akademisë dhe më pas si një nga ata tifozë që e mbajnë Skënderbeun në zemër.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Prehu në paqe, Joan. Do mbetesh gjithmonë pjesë e familjes së kuqe”, shkruhet më tej në postimin ngushëllues.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu