Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana e Dean Klafuriç shpërdoron dy herë avantazhin, bardheblutë “frenohen” nga Laçi në miqësore

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana e Dean Klafuriç shpërdoron dy herë avantazhin,
Tirana - Laçi

Ashtu sikurse në Shkodër, edhe miqësorja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” mes Tiranës dhe Laçit është mbyllur me të njëjtin rezultat, 2-2.

Bardheblutë e gjetën dy herë avantazhin, fillimisht me Kis dhe më pas me Xhixhën, por gjetën kundërpërgjigjen nga kurbinasit me Stafën dhe Kalaj.

Një ndeshje e ekuilibruar dhe me shumë dëshirë nga të dyja skuadrat, pavarësisht faktit takimi shërbeu më shumë si përgatitje për sezonin e ri në Superiore.

Kujtojmë se Laçi e nis kampionatin me Elbasanin, ndërsa Tirana në transfertë e Rrogozhinës.

Poll

Lexo gjithashtu