Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, në një postim të fundit në rrjetet sociale është evidentuar në praninë e reperit shqiptar, Kleviol Ahmeti, i njohur me emrin e artit “Cllevio Serbiano”.
Kryetarja në fjalë bën të ditur se artisti lushnjar do të zhvillojë një koncert falas për qytetin, ndërsa do të ketë prezencë edhe të artistëve të tjerë të njohur.
Duhet theksuar se Eriselda Sefa mbulon edhe pozicionin e presidentes së “KF Lushnja”, pasi klubi drejtohet nga Bashkia. Klubi “myzeqar” këtë sezon militon në Kategorinë e Dytë.
Së fundmi, tifozët i kanë kërkuar “ndihmë” biznesmenit të mirënjohur, Samir Mane, që të investojë në klub dhe ta ringrejë Lushnjën aty ku i takon, duke i premtuar se ai nuk do të zhgënjehet.
View this post on Instagram






