Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Zyrtari i Egnatias anashkalon arbitrimin dhe nuk e bën “dramë” pas disfatës: Ka humbur edhe Juventusi, Real Madridi apo Bayerni…

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtari i Egnatias anashkalon arbitrimin dhe nuk e bën
Logot e Bayern Munich, Juventusit, Egnatias dhe Real Madrid

Xhevdet Zekaj, në pozicionin e zyrtarit të Egnatias, ka qenë i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN. Zekaj nuk ka dashur ta bëjë “dramë” disfatën e kampionëve të Superiores kundër Elbasanit, madje duke anashkaluar edhe “alibinë” për gjykimin:

“Sot ka humbur Juventusi, ka humbur Real Madridi, barazoi Bayerni para disa ditësh. Ky nuk është fundi. Ne jemi aty, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Këto javë rikthehen Haime dhe Fernando. Them se ekipi do të rikthehet në ritmin e saj.

Ky do të jetë një kampionat me shumë qëndrueshmëri. Presidenti dhe trajneri Nevil Dede kanë bërë një punë shumë të mirë. Ne jemi investuar për ta mbrojtur titullin edhe këtë sezon të ri. Ne nuk merremi me arbitrat”.

Poll

Lexo gjithashtu