Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vllaznia shton “forcat”, zbulohet përforcimi i ri te ekipi shkodran

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vllaznia shton “forcat”, zbulohet përforcimi i ri te
Vllaznia

Përmes njoftimit zyrtar të klubit të Vllaznisë, bëhet e ditur se Haris Dalipi i është bashkuar Vllaznisë A, pas mbylljes së kapitullit nga akademia shkodrane. Dalipi do të jetë në pozitën e ndihmëstrajnerit, përkrah Csab Laszlo.

“Haris Dalipi, nga Akademia në ekipin e parë! Pas angazhimeve në Akademinë Vllaznia, Haris Dalipi i bashkohet stafit teknik të ekipit të parë në rolin e ndihmëstrajnerit.

I urojmë suksese në këtë detyrë të re dhe në kontributin e tij për ngjyrat kuq e blu!”, shkruan Vllaznia. Për sa i takon Superiores, ekipi kuqeblu mban vendin e parafundit me 9 pikë, ende shumë larg pritshmërive.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

 

 

 

 

Lexo gjithashtu