Para disa minutash, klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit defensiv Adnard Mehmeti. Ekskluzive e “Newsport.al” para disa ditësh se 25-vjeçari i kishte ndarë rrugët me kryeqytetasit dhe kishte vendosur të bashkohej me kuqeblutë e Shkodrës.
Duket se mbërritja e trajnerit Florin Bratu te “Demat e Kuq” ka rezultuar jo efikas që Mehmeti të vijoi në kryeqytet. “Mirë se erdhe, Adnard Mehmeti!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e Adnard Mehmetit, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas marrëveshjes së arritur me KF Partizanin.
Një futbollist me cilësi dhe potencial, që vjen për të forcuar radhët e kuqebluve dhe për të dhënë kontributin e tij në objektivat e sezonit 2026-2027.
I urojmë Adnardit shumë suksese me fanellën e Vllaznisë, shëndet dhe sa më shumë fitore e momente të bukura së bashku me tifozët tanë! Mirë se erdhe në familjen kuqeblu!”, postimi i klubit të Vllaznisë.







