Teuta ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit me portierin, Gentian Selmani. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi durrsak përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale.
Përmes këtij njoftimi, drejtuesit e klubit kanë shprehur mirënjohjen e tyre për kontributin e dhënë nga “gardiani” gjatë periudhës që ka mbrojtur ngjyrat e fanelës së Teutës.
"KF Teuta dëshiron t’ju njoftojë se ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Gentian Selmani. Klubi e falënderon Gentianin për gjithçka që ka dhënë për fanellën tonë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij futbollistike," shkruhet në njoftimin e klubit.
Me largimin e Selmanit, skuadra e Teutës mbetet tani në kërkim të lëvizjeve të reja në merkato për të plotësuar boshllëkun e krijuar në repartin e portës që në startin e sezonit të ri, ndërsa mbetet për t'u parë se cili do të jetë “stacioni” i ardhshëm në karrierën e portierit.
View this post on Instagram






