Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Presidenti Gaz Demi prezanton trajnerin e RI te Partizani, vazhdon “formula” me të huajt

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Presidenti Gaz Demi prezanton trajnerin e RI te Partizani, vazhdon
Gaz Demi dhe logoja e Partizanit

Klubi i Partizanit ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Mislav Karoglan. Kroati ka firmosur kontratën me “Demat e Kuq”, ndërsa është prezantuar para mediave në praninë e presidentit të ekipit, Gaz Demi. Kontrata do të jetë 2-vjeçare, çka do të thotë se drejtuesit i besojnë kroatit në ndërtimin e një ekipi ambicioz.

“FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me teknikun kroat Mislav Karoglan, i cili merr zyrtarisht drejtimin e skuadrës. 44-vjeçari u prezantua sot nga presidenti Gazment Demi në ambientet e klubit, teksa ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë.

Karoglan do të provojë edhe eksperiencën e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas përvojës së fundit në Superligën e Kosovës te Ballkani.

Gjatë karrierës së tij, tekniku kroat ka drejtuar klube me peshë si Hajduk Split e NK Istra në Kroaci, si dhe Sheriff Tiraspol në Moldavi në kompeticionet europiane.

Karoglan do të zhvillojë sot seancën e parë stërvitore, ndërkohë pjesëtarët e tjerë të stafit do t’i bashkohen ekipit në ditët në vijim”, ka shkruar Partizani në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Lexo gjithashtu