Csaba Laszlo, trajneri i ri i Vllaznisë
Csaba Laszlo është zyrtarisht trajneri i Vllaznisë. Njoftimi ka ardhur nga ana e klubit shkodran, përmes një komunikimi në rrjetet sociale, ku presidenti Alban Xhaferi shfaqet me rumuno-hungarezin.
Eksperienca e këtij të fundit në Bundesliga, Skoci, Belgjikë, Hungari, përfshi këtu dhe drejtimin e dy Kombëtareve, kanë bindur presidentin Xhaferi që t’ia besojë Laszlos pankinën e shkodranëve.
Ky njoftim vjen pa u mbushur akoma 24 orë nga largimi i Edi Martinit, komunikimi për të cilin erdhi pasditen e së mërkurës. Në këtë mënyrë, një tjetër cikël i ri nis në Shkodër dhe me përgjegjësi të mëdha për rumuno-hungarezin që duhet të fusë “në shina” një skuadër që ndodhet në vendet e fundit të tabelës.
Poll






