David Domgjoni
David Domgjoni është futbollisti më i ri i Kapaz FC. Mbrojtësi 29-vjeçar vendosi të largohej nga Hapoel Jerusalem, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit azer.
Kujtojmë se Domgjoni është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Në të shkuarën, qendërmbrojtësi ka luajtur me Tiranën, Kastriotin, Laçin dhe Partizanin.
Ndërsa tani, nis një aventurë të re në Azerbajxhan. Kujtojmë se tek skuadra e fundit në Izrael, Hapoel Jerusalem, Domgjoni qëndroi vetëm 1 vit, duke zgjedhur largimin.
View this post on Instagram
Poll






