Deivid Hoxha
Deivid Hoxha është futbollisti më i ri i Egnatias. Sulmuesi 19-vjeçar vendosi që të largohej nga Panetolikos, për të nisur një aventurë të re me kampionët e Shqipërisë.
Nga klubi i Superligës greke në Rrogozhinë, Hoxha do të jetë në formë huazimi. Ky huazim do të jetë i vlefshëm deri në fund të sezonit 2026/2027 dhe atëherë 19-vjeçari do të rikthehet në Greqi.
“Mirë se vjen në familjen Egnatia, Deivid Hoxha! Të urojmë shumë suksese, fitore dhe momente të paharrueshme me fanellën tonë”, shkruan klubi i Egnatias në rrjetet sociale.
Poll






