Partizani
Qendërmbrojtësi Alesio Mija është lojtari më i ri i Partizanit. Klubi kryeqytetas e ka zyrtarizuar transferimin e 25-vjeçarit vetëm disa minuta më parë. Mija është “produkt” i Dinamos, ndërsa bëri bujë me kalimin te Sheriff Tiraspol në Moldavi.
Me këta të fundit, lojtari në fjalë ishte prezent në fushë edhe në raundet eliminatore të Europa League, eksperiencë shtesë.
Me afrimin e Mija, trajneri Florin Bratu do të ketë më shumë opsione në qendër të prapavijës, sikurse rritjen e konkurrencës në grup.
Poll






