Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Merr fund “telenovela”, Vllaznia shkarkon nga detyra Edi Martinin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Merr fund “telenovela”, Vllaznia shkarkon nga detyra Edi
Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini

Edi Martini nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë. Gjithçka ka marrë trajtën zyrtare, teksa është klubi shkodran që ka njoftuar largimin e tij nga stoli.

“Klubi e falenderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së drejtimit të skuadrës”, shkruhet në postimin e Vllaznisë.

Duhet thënë se Edi Martinit iu komunikua rinovimi i kontratës në fundin e sezonit të kaluar edhe për një vit më shumë. Mirëpo, forma e dobët e treguar nga skuadra në këtë fillim sezoni, përkthyer me 2 pikë në 5 javë të Superiores, bënë që palët të ndërpresin bashkëpunimin.

Drejtimin e Vllaznisë pritet ta marrë Csaba Laszlo, trajneri rumuno-hungarez që do të zyrtarizohet si pasuesi i Edi Martinit këtë fundjavë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu