Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Klubi i Superiores bën “BINGO” në merkato, firmos me dy lojtarët nga Superliga turke

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Klubi i Superiores bën “BINGO” në merkato, firmos
Superliga turke dhe Superiore

Mund të tingëllojë e çuditshme, por është e vërtetë, klubi i Laçit ka afruar dy lojtarë nga Superliga turke, bëhet fjalë për Yagmur Eren Cemali dhe Eric Souleymane Konate.

Dyshja në fjalë i bashkohet kurbinasve me “formulë” huazimi prej Konyaspor. Skuadra në fjalë, militon në elitën e futbollit turk, tregues se lojtarët e mësipërm mund të ndihmojnë shumë ekipin e Laçit për të bërë surprizën e madhë këtë edicion në Superiore.

KF Laçi ka kënaqësinë të njoftojë se gjatë orëve të fundit të merkatos është arritur finalizimi i marrëveshjes 1-vjeçare të huazimit për dy lojtarët, Yagmur Eren Cemali dhe Eric Souleymane Konate, me klubin turk të Konyaspor.

Yagmur Eren Cemali, 19 vjeç, sulmues qendre. Eric Souleymane Konate, 21 vjeç, mbrojtës i majtë. KF Laçi i uron suksese lojtarëve me fanellën bardhezi dhe gjithashtu falenderon klubin e Konyaspor për korrektësinë e treguar në këtë bashkëpunim”, ka shkruar klubi i Laçit.    

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF.LAÇI (@kflaci.al)

Poll

Lexo gjithashtu