Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Ka luajtur me ekipet zinxhir të kryeqytetit, klubi i Superiores prezanton mesfushorin 18-vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka luajtur me ekipet zinxhir të kryeqytetit, klubi i Superiores
Abissnet Superiore

Egnatia ka zyrtarizuar afrimin më të ri, duke mirëpritur futbollistin Bjorni Duka në radhët e skuadrës. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi rrogozhinas me anë të një postimi në rrjetet sociale.

18-vjeçari ka luajtur në ekipet zinxhirë të moshave të Tiranës, Partizanit, dhe Dinamos. Për mesfushorin ky do të jetë një hap i madh në karrierë për të treguar vlerat në një klub kampionsi si Egnatia.

"Mirë se vjen në familjen Egnatia, Bjorni Duka! Një kapitull i ri nis sot për ty, me një fanellë të re, një familje të re dhe një sfidë të madhe përpara. Mirë se erdhe, Bjorni! Të urojmë shumë suksese, fitore dhe momente të paharrueshme me fanellën tonë”, shkruhet në postimin e ekipit rrogozhinas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

Poll

Lexo gjithashtu