Andre Dulyss, Youba Drame dhe Joel Doukauo
Vllaznia ka prezantuar afrimin më të ri në ekip, Andre Dulysse. 27-vjeçari nga Haiti i Amerikës së Veriut, ka nënshkuar kontratë 1 +1 me kuqeblutë e Shkodrës.
Dulysse ka mjaft eksperiencë në futbollin shqiptar, madje edhe si fitues. Ai luajti 60 ndeshje me skuadrën rrogozhinase mes viteve 2024-2025, ndërsa fitoi “tripletën” vendase, pra Superioren, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.
Aventura e fundit profesionale rezulton Hapoel Hadera në Izrael, e mbyllur para disa ditësh. Me këtë lëvizje, trajneri Edi Martini “blindon” qendrën e mbrojtjes, sikurse kthen “qetësinë” për problemet në prapavijë.
View this post on Instagram
Poll






