Atdhe Mazari
Elbasani bën goditjen e radhës në repartin e sulmit. Klubi verdheblu ka firmosur me lojtarin me origjinë shqiptare nga Struga, Atdhe Mazari.
25-vjeçari vjen te Elbasani pas aventurës së tij te klubi kroat i Varazdinit. Sulmuesi aktivizohet në krahët e sulmit dhe shihet si një përforcim shtesë për trajnerin Ivan Gvozdenovic. Sulmuesi ka luajtur dhe një sezon tek ekipi i Strugës në formë huazimi.
Afrimi i Mazarit është një tjetër ndërhyje e klubit në merkato, me verdheblutë që vijojnë të plotësojnë organikën e ekipit përpara nisjes së sezonit.
View this post on Instagram
Poll






