Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Elbasani beson tek akademia, verdheblutë firmosin me 17-vjeçarin deri në 2029

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Elbasani beson tek akademia, verdheblutë firmosin me
Armir Boriçi

Elbasani ka zyrtarizuar promovimin e një tjetër talenti të akademisë. Klubi verdheblu ka bërë të ditur se Armir Boriçi është tashmë zyrtarisht pjesë e ekipit të parë.

Boriçi, i cili është pjesë e akademisë së Elbasanit dhe njëkohësisht pjesë e grupmoshave të Kombëtares shqiptare U-19, ka firmosur kontratën që e lidh me klubin deri në vitin 2029.

Debutimin me ekipin e parë 17-vjeçari e ka bërë sezonin e kaluar, me trajnerin Ivan Gvozdenovic që mund ti besojë dhe një fanelë titullari pas rregullit të vendosur nga FSHF për aktivizimin e një lojtari me pasaportë shqipëtare të lindur në vitin 2007.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by AF Elbasani (@afelbasani)

 

Poll

Lexo gjithashtu