Një një njoftim të fundit në rrjetet sociale, klubi i Dinamos bën të ditur se sulmuesi Mustapha Koma është transferuar te KRC Genk në Belgjikë.
Për skuadrën dhe trajnerin Ilir Daja, rezulton “thikë në zemër”, pasi humbet lojtar shumë të rëndësishëm para ndeshjes së kthimit me Auda në Conference League, raundi i 3-të.
“FC Dinamo City njofton zyrtarisht se ka arritur marrëveshjen me klubin belg KRC Genk për transferimin përfundimtar të të drejtave sportive të sulmuesit Mustapha Koma.
Një tjetër arritje e rëndësishme e klubit tonë në lëvizjen e lojtarëve drejt kampionateve prestigjioze europiane, pas atyre të Simon Simonit, Baton Zabërgjës, Itodo Mandelës dhe Karamba Gasamas.
Gjatë periudhës me fanellën e FC Dinamo City, Koma ka luajtur në total 21 ndeshje dhe ka spikatur me cilësitë e tij. Lojtari 19-vjeçar ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për skuadrën, me 3 gola të shënuar në kampionat dhe 1 në Conference League ndaj Astanës në Kazakistan.
Klubi e falënderon Mustapha Koma për angazhimin dhe performancën e tij me fanellën blu. Familja e madhe dinamovite i uron suksese lojtarit nga Gambia në këtë kapitull të ri të karrierës!
Transferimi i Koma në një ekip të njohur europian si KRC Genk, tregon qartë punën e mirë të klubit dinamovit për zhvillimin dhe promovimin e talenteve drejt futbollit europian”, ka shkruar klubi i Dinamos.
View this post on Instagram






