Vora ka mposhtur Flamurtarin, në kuadrin e ndeshjes miqësore e cila u zhvillua në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjes. Sfida përfundoi me rezultatin 2-0.
Golat për vorakët u shënuan nga Hasaj dhe Trajkov, ndërsa në vija të përgjithshme, “djemtë” e Arjan Bellait dhuruan një performancë pozitive para rikthimit të Superiores.
Në anën tjetër, për ekipin e drejtuar nga Oltijon Kërnaja, më shumë se rezultati, ndeshja shërbeu për të parë më nga afër situatën me lojtarët, për t’i parapritë ndeshjes së ardhshme në Kategorinë e Parë.
Kujtojmë se Vora do të sfidojë në transfertë Elbasanin për ndeshjen e javës së 6-të të “Abissnet Superiore”, ndërsa Flamurtari në të Parën do ketë përballë Sopotin, takim që do të luhet në Orikum, pra në fushë asnjëanëse.






