Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia u “ngjall”: Shkodranët të “bekuar” me ardhjen në stol të Csaba Laszlo, fitorja me Dinamon jep shpresë

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia u “ngjall”: Shkodranët të “bekuar” me
Csaba Laszlo dhe Vllaznia

Vllaznia “u ngjall”. Ky është përshkrimi i duhur që mund t’i “vishet” në këto çaste ekipit shkodran, pas fitores minimale 1-0 përballë Dinamos në “Loro Boriçi”, ndeshje e vlefshme për javën e 6-të.

Shkodranët u rikthyen, fitorja e parë erdhi dhe padyshim, përshtatja e këtij “identiteti” që në besimin e krishter simbolizon “Ngjalljen”. Në gjuhën e shenjtë, kjo personifikon fitoren absolute të jetës mbi vdekjen, ndërsa te Vllaznia, reagimin në një moment të vështirë “klinik”.

Ndeshja e parë në stol me Csaba Laszlon s’mund të shkonte në mënyrën më të mirë të mundshme dhe “dora e tij” mund të quhet gjithashtu një bekim në radhët e shkodranëve që të “ushqejnë” shpresën për të vazhduar këtë ritëm.

Objektivi parësor është i qartë, të largohen sa më parë nga “zona e ftohtë”. Së paku, ashtu siç e pohoi vetë Laszlo, Vllaznia duhet të shmangë rënien, që të shohë me besim edhe për më shumë se kaq.

Lexo gjithashtu