Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia kërkon fitoren e parë në kampionat, Elbasani me synim të surprizojë kampionët (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia kërkon fitoren e parë në kampionat, Elbasani me synim
Abissnet Superiore

Ditën e sotme do të luhen dhe dy sfidat që do të mbyllin javën e katërt në “Abissnet Superiore”, duke nisur me përballjen e parë atë të orës 16:00 mes Laçit dhe Vllaznisë.

Të dy skuadrat vijnë në këtë përballje me një disfatë në ndeshjen e kaluar, Laçi u mund nga Teuta me rezultatin 1-3 ndërsa shkodranët pas humbjes me Partizanin me shifrat 2-3. Në orën 18:30 është programuar të luhet dhe përballja mes Elbasanit dhe Egnatias, sfidë e cila do të zhvillohet në stadiumin "Elbasan Arena".

Vendasit do të kërkojnë fitoren e parë në kampionat pas dy barazimeve dhe një humbje të marrë nga Dinamo javën e kaluar. Ndërsa Egnatia vjen në këtë takim pas një fitoreje javën e kaluar kundër Skënderbuet dhe do të kërkojë të vazhdojë ecurinë e fitoreve.

 

Poll

Lexo gjithashtu