Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Vllaznia ka ecur pa aleanca dhe përkrahje”, Bekim Balaj i del “krah” presidentit Xhaferi: Reagimi i tij i akumuluar, gjithmonë jemi kundër dhunës

Shkruar nga NEWSPORT
“Vllaznia ka ecur pa aleanca dhe përkrahje”, Bekim Balaj i del
Bekim Balaj

Vllaznia do të përballet me Skënderbeun ditën e nesërme, në sfidën e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” do të nisë prej orës 18:30. Prag këtij duelit, ka folur për mediat sulmuesi i shkodranëve, Bekim Balaj.

“Sigurisht nga ndeshja e fundit, do apo nuk do të gjithë ndikohemi nga ajo frymë që u krijua, por Vllaznia dhe Shkodra në të gjithë historinë e saj, ka për të qenë gjithmonë pro paqes dhe kundra dhunës në sport. Meqënëse edhe presidenti Xhaferi kërkoi njëlloj falje nga ai moment i irritimit, deri diku ai reagim ishte i akumuluar. Për mua është dalja e parë që bëj pas atij sezoni në kampionat që humbëm. Normalisht që përveç pjesës së përgjegjësisë që kemi dhe duhet të marrim ne për atë kampionat që shkoi.

Edhe reagimi në Elbasan kanë qenë faktorë të tjerë në humbjen e atij kampionati. Nuk dua ti marr ndeshjet me radhë, por më i freskëti është ai me Egnatian. Mendoj që ai brryl ndaj Gurishtës na dhemb akoma të gjithëve kështu që Enea Jorgji dhe Juxhin Xhaja në VAR mendoj që kishin të gjitha mundësitë të bënin zgjedhjen e duhur që e panë të gjithë, pasi loja u ndal për 10 minuta. Dalja e Gurishtës nga fusha me hundë të thyer dhe i pamundur për të luajtur, ndikoi përfundimisht në rezultatin e asaj ndeshje.

Je i vetdijshëm kur bën një reagim të tillë. Moment tensioni dhe nga vendimet e arbitrit ndaj Elbasanit, pritej një vendim nga Disiplina. Jemi këtu për të dhënë shembull se Vllaznia dhe Shkodra janë gjithmonë kundër dhunës.

Jemi fokusuar te stërvitja. Te pjesa tekniko-taktike e ndeshjes së radhës, sado preket skuadra. Ta lëmë në një anë dhe të përqëndrohemi tek ajo që duhet të bëjmë dhe japin në fushë në këtë ndeshje. Isha në periudhën e zëvendësimit, afër tij. Ai argumentonte, në bisedim me VAR, unë them goli i parë i rregullt dhe në fund lë 2 pikë.

Presidenti është afër skuadrës si gjithmonë. Ai veprim i presidentit mori me vete edhe dënimin personal të tij. Është munduar ta largojë skuadrën nga kjo situatë. Ekipi të ruajë qetësinë dhe të jetë i aftë të performojë sa më mirë në ndeshjen e radhës.

Pas dy barazimeve, na duhet fitorja. Pikët janë gjithmonë të rëndësishme. Në sezonin që shkoi 1 pikë do bënte diferencën, por e rëndësishme të performojmë mirë. Skuadra do vijë në rritje. Lojtarët e rinj që kanë ardhur do sinkronizohen me ekipin, me atë që kërkon trajneri. Shpresoj në rritje dhe të kthehemi te 3 pikët.

Gurishta me eksperiencën dhe qetësinë e tij do na ndihmojë shumë në prapavijë. Lider i skuadrës për shumë vite dhe mungesa e tij është ndjerë.

Tension, me incidentet që ndodhën, por çdo fjalë dhe dalje e Vllaznisë që flet për arbitrat apo padrejtësi. Në Tiranë apo rëndom në media cilësohet sikur Vllaznia dëshiron të justifikojë dështimin e sezonit që shkoi. Vllaznia mund të jetë ekipi që ka folur më pak se të gjithë në sezonin që shkoi për arbitrimin. Kemi ekipin kampion që javë pas jave i dimë shumë mirë sulmet që ka bërë për arbitrimin. Me VAR dhe të gjithë arbitrat, braktisja e fushës në ndeshjen me Vllazninë. I vendosi në presion arbitrat, arriti të shpallej edhe kampion. Vllaznia nuk ndjek atë rrugë, e dimë që kemi qenë dhe do jemi gjithmonë vetëm kundër të gjithëve. Kështu ka ecur Vllaznia në gjithë historinë e saj, pa alenca dhe përkrahje dhe shpresoj t’ia dalim.

Shumë herë anashkalohet pjesa e fushës apo sporti në futbollin tonë. Të gjithë jemi të vetdijshëm që duhet të kontribuojmë akoma më shumë, që futbolli të kthehet. Të gjithë jemi rritur në shkallët e stadiumit, i dimë pasionin apo dëshirën dhe entuziazmin që i ka sjellë futbolli Shkodrës, por edhe në tërësi Shqipërisë. Në vitet e fundit e ndjen mungesën e prezencës së njerëzve në stadiume. Atmosfera nuk është ajo që ka qenë. Si njerëz të sportit duhet të bëjmë maksimumin tonë që futbolli të kthejë entuziazmin. Me aq mundësi sa kemi duhet të kontribuojmë të gjithë. Ne, media, të gjithë njerëzit e sportit. Kemi një prirje që të evidentojmë anën e errët apo pjesën jashtë futbollit, që është dhe ka qenë gjithmonë prezente. Sporti duhet të jetë gjithmonë shembull uniteti, bashkimi dhe gëzimi për të gjithë sportdashësit.

Bandat? Ne nuk shqetësohemi, mundohemi që çdo gjë ta zgjidhim brenda kuadratit të fushës. Sado pak apo shumë faktorë që mund të jenë, siç thashë ne jemi mësuar Vllaznia të kalojë apo ecë me vështirësi. Nuk është rastësi që Vllaznia shkon 25 vite pa titull kampion. Pa hequr fajin apo përgjegjësinë që në gjithë këto vite kemi pasur ne si faktorë. Sot jam unë dhe shokët e mi, përpara kanë qenë edhe të tjerë. Nuk besoj se është rastësi pse Vllaznia nuk del kampion prej 25 vitesh. Një qytet që i ka dhënë kaq shumë futbollit. Si në shkallët e stadiumit me entuziazmin që krijon Vllaznia. Në njëfarë mënyre mund të them se futbolli shqiptar dhe të gjithë ato i kanë njëfarë borxhi Vllaznisë.

Unë jam kthyer me dëshirën maksimale për të dhënë më të mirën time te Vllaznia. Pjesa e titullit është diçka tjetër. Do apo s’do, këdo që ka veshur fanellën e Vllaznisë në këto vite i ka dhënë një peng. Për mua e rëndësishme ka qenë që të jap maksimumin, sa herë vesh fanellën e Vllaznisë.

Tifozeria ka qenë aty gjithmonë. Sa herë Vllaznia ka pasur nevojë, si në momentet e vështira që realisht ka pasur periudha që kemi luftuar për të qendruar në kategori. Dhe është mbushur stadiumi. Tifozeria ka qenë aty për të dhënë ndihmën e saj. Dhe në momentet e mira, janë mbështetje dhe do jenë gjithmonë për skuadrën.

Kampion? Herët për të thënë. Por që besoj se këtë pyetje mund ta kemi bërë për shumë vite dhe përgjigjia ka qenë që Vllaznia do jetë gjithmonë aty. Për të pretenduar për ta fituar.

Besoj se jemi të vetdijshëm, edhe arsyet e humbjes së titullit, pa hequr përgjegjësinë që na takon për të marrë të gjithë që jemi faktorë. Jemi të vetdijshëm që rrugëtimin drejt titullit e kemi më të vështirë se çdo ekip në Superligë. Arsyet dihen. Vllaznia nuk ka qenë dhe as nuk është pjesë e asnjë aleance. Dhe sezonin që shkoi, një rrugëtim 40 javësh do kesh ulje-ngritje, por Vllaznia nuk ka pasur asnjë 3 pikë dhuratë që ta nxjerrë nga vështirësia. Siç mund t’i kenë marrë rëndom ekipet e tjera. Kjo është një ndër arsyet përse rrugëtimi ynë bëhet aq i vështirë drejt titullit. Duhet të jemi edhe më të fortë, përgatitemi për vështirësitë që na kanë dalë dhe do na dalin gjithmonë. Justifikimet nuk janë pjesë e imja. Vllaznia dhe Shkodra nuk i ka njohur asnjëherë justifikimet, kështu që do luftojmë fort.”, është shprehur Balaj.

Poll

Lexo gjithashtu