Fotomontazh / Arbitrat - Superiore
Tirana dhe Laçi do të përballen me njëra tjetrën ditën e sotme, prej orës 13:30, në kuadër të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”.
Për këtë përballje që do të luhet në stadiumin e Vorës, FSHF ka caktuar dhe trupën e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kryesor është emëruar Egli Spahiu, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Mariglen Llukmani dhe Taulant Kasa.
Arbitër i katërt, ndërkohë, është caktuar Indrit Myrtja. Në sistemin VAR do të jetë Kreshnik Barjamaj dhe në aVAR Egli Menkshi.
Arbitër kryesor: Egli Spahiu
Asistenti 1: Mariglen Llukmani
Asistenti 2: Taulant Kasa
Arbitër i katërt: Indrit Myrtja
VAR: Kreshnik Barjamaj
aVAR: Egli Menkshi






