Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vlerësim maksimal nga FSHF, njihuni me arbitrat e supersfidës Elbasani – Vllaznia (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Vlerësim maksimal nga FSHF, njihuni me arbitrat e supersfidës Elbasani
Fotomontazh / Arbitrat - Superiore

Elbasani dhe Vllaznia do të përballen sot, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 18:30.

Tashmë FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të vendosin drejtësi në këtë duel. Kështu kryesor i kësaj sfide do të jetë Dorjan Maletaj, ndërsa asistentët e tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Ergys Spahiu.

Në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Egli Spahiu. Nga dhoma e VAR-it në ndihmë të kryesorit Maletaj do të vijnë Kreshnik Barjamaj dhe asistenti i tij që do të jetë Gerard Çokaj.

Arbitër kryesor: Dorjan Maletaj
Asistent 1: Rejdi Avdo
Asistent 2: Ergys Spahiu
Arbitër i 4: Egli Spahiu
VAR: Kreshnik Barjamaj
aVAR: Gerard Çokaj

Lexo gjithashtu