Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Tronditet klubi i Superiores, sulmuesi 500 mijë eurosh largohet nga fusha me barela në Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tronditet klubi i Superiores, sulmuesi 500 mijë eurosh largohet nga
Olsi Myrta e la fushën me barelë

Në miqësoren e zhvilluar së fundmi mes Tiranës dhe Laçit, e mbajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”, e cila përfundoi 2 – 2, sulmuesi kryesor i kurbinasve, Olsi Myrta e la fushën me barela.

Një moment tepër i vështirë për bardhezinjtë e Laçit, ndërsa nisja e Superiores është në “derë”. Për të kuptuar rëndësinë e sulmuesit të majtë, mjafton t’i referohemi vlerës në treg, 500 mijë euro sipas “Transfermarkt”, ndër më të shtrenjtit në elitën e futbollit shqiptar.

Edhe pse është vetëm 20 vjeç, potenciali i Myrtës nuk lë vend për dyshime. Mbetet “enigmë” deri në këtë pikë, se sa do të jetë koha e rikuperimit për anësorin krutan. Ndeshja e parë në kampionat për Laçin do të jetë karshi Elbasanit, 22 gusht, ora 16:00.

   

Poll

Lexo gjithashtu