Eyupspor AS - Tirana
Skuadra e Tiranës ka dhuruar paraqitje dinjitoze kundër Eyupspor AS në miqësore, e përfunduar 1 – 1.
Edhe pse ndeshje u mbajt në Turqi dhe bardheblutë kishin përballë ekip nga Superliga turke, treguan karakter dhe vendosmëri, e përkthyer me lojë bindëse dhe rezultat premtues për sezonin e ri në Superiore.
Jo vetëm kaq, por Tirana ishte shumë pranë fitores në këtë “test”, ama sulmuesi Redon Xhixha, nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Për skuadrën e drejtuar nga Dean Klafuric, goli mbajti “firmën” e Patrik Myslovic.
View this post on Instagram
Poll






